Basha: S`do kalojë asnjë ligj për dënimin e gazetarëve
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka paralajmëruar distancimin e së djathtës nga neni 13 në draftin për Reforën në Drejtësi, i cili përfshinë edhe dënimet për gazetarët.
Në një status në Facebook, Basha kërkon zbardhjen e të vërtetës së ndryshimit të këtij neni.
“Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallëzisë së nenit 13 të ligjit për aktivitetin e Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, që hap derën e një censure të paprecedentë, duke parashikuar dënimin e gazetarëve. Direkt me dorën e tij apo të ndonjë xhafe, Edi Rama ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm. Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformën në drejtësi” ka shkruar ndër të tjera Basha.



