Basha tregon versionin e tij për 1-shin në Biologji

Basha tregon versionin e tij për 1-shin në Biologji

Dimal Basha – Deputet i VV-së, ka thënë se nota e dobët në lëndën e Biologjisë ka qenë për shkak se ka qesh gjatë pyetjes, e jo pse nuk ka mësuar.

Ai, ka treguar se ka pasë një fjalosje me arsimtarin e kësaj lënde, dhe nuk ka shkuar as të pyetet më pastaj

“Kam pasë një fjalosje me arsimtarin dhe nuk kam dashtë me i shku në klasë…Aty kam qenë vullnetar kur ma ka lënë 1sh, se gjatë pyetjes kam qesh dhe ka qenë shumë strikt, e njohin në Ferizaj profesorin e Biologjisë, e jo pse nuk kam ditë”, ka thënë Basha në Kanal 10.

Basha ka thënë se shkolla e mesme, nuk i ka dhënë asnjë përgatitje për studimet që i ka ndjekur.

Ka thënë se përgjatë studimeve në New York, edhe ka punuar.

“Studimet i kam kryer në ShBA, ku kam dëgjuar ligjërata prej orës 8 deri në orë 3, në orën 4 kam punuar deri në orën 12 të natës. Katër vjet studime, atëherë e kam pasë edhe djalin, dhe për gjashtë vjet studime, ka pasë raste që fëmiun tim nuk e kam pa kurrë…në shumicën e rasteve është dashtë me zgju djalin në orën 2 në mëngjes për me pa, kjo ka qenë sakrifica për me studiu”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: