‘Bashka me Albin Kurtin’: A e dinte Agim Bahtiri se ‘bashka’ e përdori edhe Naim Frashëri ??

Periskopi.com Fun

Kandidati i VV-së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, i cili humbi garën përballë Bedri Hamzës së PDK-së, u bë viral me fjalën e përdorur gjatë fushatës, ose thënë më mirë, togfjalëshin ‘BASHKA ME ALBIN KURTIN…’.

Filozofi dhe studiuesi Blerim Latifi, ka gjetur se shprehjen ‘bashka’ për ‘bashkë’, e ka përdorur edhe rilindasi Naim Frashëri.

Ai shkruan:

Kemi qeshur me Agim Bahtirin sa herë që e përsëriste fjalën “bashka”. Çuditërisht kjo fjalë qenka në leksikun e përdorur nga Naim Frashëri, njëri prej themeltarëve kryesorë të gjuhës së shkruar shqipe. Në tekstin e tij “Ligj i përjetshëm i shqiptarëve”, Naimi shkruan : “ … Shqipja, Shqipëria, Shqiptaria JANË TË BASHKA dhe një për të gjithë shqiptarët”. Sigurisht Bahtiri nuk e ka marrë këtë fjalë nga leksiku i Naimit, sepse nuk mund të besojmë se ai e ka lexuar veprën e Naimit. Atëherë nga duhet ta ketë marrë? Me gjasë nga mbetjet arkaike dialektikore të shqipes.