“Bashkë! 50/50”, Memli Krasniqi në Prizren: Barazinë gjinore do ta jetësojmë gjithandej Kosovës

“Bashkë! 50/50”, Memli Krasniqi në Prizren: Barazinë gjinore do ta jetësojmë gjithandej Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot në Konventën Rajonale të Platformës “Bashkë! 50/50”, që u mbajt në Prizren se misioni i tij dhe i PDK-së është fuqizimi i zërit të grave në të gjitha institucionet vendimmarrëse.

Lideri i PDK-së tha se Konventa e parë Rajonale e Platformës “Bashkë! 50/50” do të vazhdoj tutje nëpër të gjitha rajonet e Kosovës, deri në realizimin e plotë të misionit të tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për fuqizimin e zërit dhe rolit të grave, si dhe për barazi gjinore në çdo sferë të shoqërisë.

“PDK është e hapur, pa dyer dhe pa mure, për gratë që duan angazhim dhe realizim në politikë. Do ta bëjmë normë obligative që të gjitha strukturat e partisë, në çdo nivel të organizimit, të kenë ndarje të barabartë të pozicioneve udhëheqëse, pra 50/50, duke përfshirë pozitat e Kryetarëve, Nënkryetarëve dhe Sekretarëve. Ky syim i barazisë gjinore në vendimmarrje do të jetësohet brenda PDK-së, e me PDK-në në qeverisje, do të jetësohet gjithandej Kosovës”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Në këtë aktivitet të PDK-së në rajonin e Prizrenit ishte prezente edhe drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar, Nancy Soderberg, ecil e ka përgëzuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi për vendimin dhe misionin e tij për barazi gjinore në struktura dhe vendimmarrje.

Ajo tha se PDK po vendosë një standard të ri për gjithë Kosovën.

Edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj i cili poashtu udhëheqë edhe me Degën e PDK-së në këtë qytet tha se vendimi i kryetarit Memli Krasniqi po mirëpritet në të gjitha instancat e partisë ndërsa theksoi se gjendja e fuqizimit të rolit të gruas po avancohet edhe në institucionet vendimmarrëse.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: