“Bashkë jemi kanë gjithë”, Haxhiu i përgjigjet gazetarit të Periskopit nëse me Limajn do të bashkohen sërish në një parti

“Bashkë jemi kanë gjithë”, Haxhiu i përgjigjet gazetarit të Periskopit nëse me Limajn do të bashkohen sërish në një parti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu janë parë së bashku në protestën e cila u mbajt të shtunën “kundër koordinimit me Radojiçiqin.

Gazetari i Periskopit Enis Rrustemi ka qenë atje, derisa ka pyetur të dy ish bashkëpartiakët nëse do të bashkohet sërish në një parti.

“Na keni pa gjithë bashkë, bashkë jemi kon bashkë”, tha Haxhiu.

“Qashtu”, u përgjigj edhe Limaj.

Protesta e të shtunës mblodhi individë nga shumë parti politike në Kosovë, qytetarë e shoqëri civile.

Kjo protestë erdhi pas përgjimeve të publikuara në mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Shpërndaje në: