Bashkë me Seria A po kthehet edhe merkato – këto janë datat

Bashkë me Seria A po kthehet edhe merkato – këto janë datat

Në asamblenë e 29 majit të Lega-s nuk është folur vetëm për datat e Kupës së Italisë. Takimi ka shërbyer edhe për  të përcaktuar periudhën e negociatave të verës.

Shtyrja e fundit të kampionatit dhe kupave europiane bën që të shtyhet edhe merkato e futbollit. Sipas zërave që qarkullojnë në këtë periudhë, na pret një sesion i zjarttë dhe asambleja ka vendosur datat.

Sipas Sport Mediaset, asambleja e Lega-s ka zgjedhur periudhën mes 1 shtatorit dhe 5 tetorit. Në atë muaj do të zhvillohen të gjitha operacionet e mundshme.

Do të jetë interesante të shihet sesi do të ndryshojë merkato pas një krize të madhe ekonomike për klubet.

Shpërndaje në: