“Bashkëpunëtor i Millosheviçit”, Balla: Ne kujtojmë viktimat e Srebrenicës, Berisha thërret protestë

“Bashkëpunëtor i Millosheviçit”, Balla: Ne kujtojmë viktimat e Srebrenicës, Berisha thërret protestë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në Kuvend e ka qujatur Sali Berishën një bashkëpunëtor të vjetër të Sllobodan Millosheviç. Balla u shpreh se në të njëjtën ditë që përkujtohet viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, Berisha tha thirrur protestë.

Balla: Zotëria që zgjohet vonë dhe vjen këtu të rikujtojë bashkëpunimin e tij të vjetër me Millosheviçin dhe që kërkon që të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për arsye personale, natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet pis.

Shqiptarët e kanë kuptuar që kur ne të mblidhemi këtu në 7 korrik për të kujtuar viktimat e masakrës në Srebrenicë, zotëria (Berisha) ka thirrur protestë. Besoj e kuptoni të gjithë sinqeritetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit për çështje që lidhen me interesin kombëtar.

Shpërndaje në: