Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Pa ty asgjë nuk është siç ishte më parë

Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Pa ty asgjë nuk është siç ishte më parë

Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë të Agim Ramadanit, bashkëshortja Shukrije Ramadani ka përkujtuar heroin e Kosovës.

Shukrije Ramadani tha se nga rënia dëshmore e komandant Katanës, asgjë nuk është siç ishte më parë.

Ajo theksoi se vitet bëhen numra e dhimbja konstante e mungesës së tij zgjohet kryeneçësish duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pas shumë vitesh.

“Vitet bëhen numra e dhembja konstante e mungesės tënde zgjohet kryeneqësisht duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pas kaq shum viteve! Dromcat e lumturisë përzihen me ëndërrat,dëshirat e premtimet e këputura!!!Asgjë nuk është siç ishte më parë”, shkroi ajo.


Shpërndaje në: