Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Mu duk sikur aty janë serbët, e pritëm këtë vendim

Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Mu duk sikur aty janë serbët, e pritëm këtë vendim

Pas vendimit të Gjykatës Speciale ku Nasim Haradinaj u shpall fajtor me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë, bashkëshortja e tij, Xhejlane Haradinaj në një lidhje direkte tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm.

“Kjo për mu ka qenë e pritur pasi Nasimi u marr padrejtësisht është gjykate e padrejte edhe shume raciste, Nasimi ka thirr ne 7 ka qene i qetë e ka prit , aty ska drejtësi kemi qene te përgatitur nëse do behëj e kundërta ishim befasu unë edhe ai”, tha Haradinaj në lidhje direkte në Kanal 10.

Sipas saj kjo seancë brenda kishte serbë, dhe ajo çka e shqetësoi më së shumti ishte fakti që dënimi thirrej në emër të popullit të Kosovës.

“Ka qenë e vështirë jemi mësu me u ballafaqu me kësi sene , mu duk sikurse janë serbet aty, ma e rana ka qenë kur aj folke në emër te popullit te Kosovës, e padrejte me thon ashtu eshtë e papranueshme, qysh mundet populli me dënu kur për sa vite ka punu. Kur mka thirr edhe ka thonë që Kosova kam dëshirë me kan mire”, tha ajo.

Shpërndaje në: