Bashkim Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Bashkim Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në këtë komunë.

Ramosaj lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shprehu falënderimet e tij për zgjedhjen kryetar i AAK-së në Deçan.

“Sot u mbajt Kuvendi IX zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan.

Falënderim të veçantë për liderin tonë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, që na nderoi me prezencën e tij sot. Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

“Vazhdojmë bashkë për Deçanin! Na prift e mbara!”.

Kujtojmë se këtë pozitë ka qenë duke e mbajtur vëllai i kryetarit të kësaj partie, Daut Haradinaj.

Shpërndaje në: