Bashota kthehet nga Haga: U intervistova si i dyshuar, Specialja më ofroi marrëveshje të dëmshme për UÇK’në

Bashota kthehet nga Haga: U intervistova si i dyshuar, Specialja më ofroi marrëveshje të dëmshme për UÇK’në

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, pasi është marrë në pyetje nga Gjykata e Hagës, tashmë është kthyer në Kosovë.

Bashota ka thënë se është intervistuar si i dyshuar dhe se Specialja i kishte ofruar një marrëveshje, transmeton Periskopi.

‘’Jam intervistuar si i dyshuar. Nuk i jam përgjigjur pyetjeve që s’kanë pasë të bëjnë me mua.Ajo që më ka shqetësuar është dje mua më është ofruar një marrëveshje që do të ishte e favorshme për mua, por do të dëmtonte UÇK-në’’, tha ai.

Ndërsa avokati i tij tha se Bashotës nuk i kanë bërë pyetje konkrete për luftën.

‘’Nuk i ishte caktuar statusi, pastaj kemi kërkuar sqarime shtesë dhre na thanë se është në cilësinë e të dyshuarit. Nuk  i kanë bërë pyetje konkrete lidhur me luftën. Ka pasë pyetje të ndryshme.’’/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: