Basketbollistes së njohur i publikohen fotot nudo

Basketbollistes së njohur i publikohen fotot nudo

Në Itali ka filluar edicioni i 16-të i formatit “Grande Fratello VIP”, ku pjesë është bërë edhe basketbollistja Valentina Vignali, apo edhe Ivana Icardi, motra e sulmuesit të Interit, Mauro Icardit.

Valentina nuk njihet thjesht si basketbolliste sepse fama e saj ka marrë përmasa më të mëdha falë linjave të saj perfekte që i ekspozon para aparatit fotografik si modele. 27-vjeçarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, saqë në profilin e saj në Instagram ndiqet nga 2.2 milionë njerëz.

Me pjesëmarrjen e saj në këtë “reality show” ajo ka zgjeruar edhe më shumë famën e saj dhe po tenton në çdo formë të jetë në qendër të vëmendjes.

Pasi provoi me skena të ndryshme dhe me dushe “hot” në bikini ajo nuk është ndaluar të dhurojë një pamje +18 edhe pse para kamerave.

E veshur me një triko të zezë dhe pa të brendshme ajo ka dalë jashtë shtratit të saj totalisht e zhveshur dhe pamjet e saj janë gjiruar në kohë reale.

Një gjest që po kritikohet jashtë mase në vendin fqinj, duke theksuar se basketbollistja po provon të bëjë gjithçka që të flitet për të, por jo deri në këtë pikë, edhe pse vetë ajo e ka cilësuar si një incident nga pavëmendja.

Shpërndaje në: