Basketbollistët malazezë në Beograd priten me “Erdhën këta shiptarët”

Basketbollistët malazezë në Beograd priten me “Erdhën këta shiptarët”

Portali antena M nga Podgorica ka shkruar sot se në Beograd kanë udhëtuar basketbollistët e klubit “Budućnosti Voli” për të zhvilluar një ndeshje me një klub basketbolli në Serbi.

Në aeroport e Beogradit, basketbollistët malazezë priten me brohoritjet fyese “Evo ih Šiptari”(Ja, erdhën këtashiptarët), duke i njëjtësuar malazezët dhe shqiptarët, transmeton Koha.net.

Për më shumë lexojeni shkrimin e këtij portal të përcjellë edhe me video-xhirim:

“Në rrjetin social Twitter është postuar xhirimi i arritjes së basketbollistëve të Malit të Zi nga klubi “Budućnosti Voli” në aeroportin e Beogradit.

Trimi i panjohur u përpoq që basketbollistët tanë menjëherë t’i nisin britmat për të gjitha ato që do të ndodhin, rasti, është sonte, në sallën Aleksander Nikoliq.

Për këtë shkak, në Serbi ditëve të fundit është e vështirë të dallohen dy popujt e tij fqinjë, malazez e shqiptar dhe kjo nuk është dhe aq lehtë të shpjegohet.

Edhe më e vështirë, megjithatë është të kuptohet pse një numër i madh i qytetarëve të Serbisë, madje edhe ata që nuk shkojnë për të bërë tifo për “Crvena Zvezden” mendon se duhet fyer kombin nga i cili cila vjen dinastia e famshme Karagjorgjeviq?

Në mesin e historianeve më të njohur, nuk ka dilemë që Karagjorgje Petroviq është pasardhës i ushtarit mercenar nga fisi shqiptar Kelmend i cili për shkaqe të rrethanave historike shkoi në Serbi dhe aty mbeten”.

Shpërndaje në: