Basri Sejdiu zgjedhet drejtor i Përgjithshëm i ShsKUK-së
Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) në mbledhjen e sotme ka aprovuar rezultatet e komisioni vlerësues për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.
Veton Firzi, kryesues i komisionit vlerësues, ka prezantuar rezultatet e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe procedurat e ndjekura deri në rezultatet finale.
Ndërsa, kryesuesi i Bordit drejtues, Naser Ramadani, i ka uruar suksese dhe punë të mbarë drejtorit të porsazgjedhur Basri Sejdiut.
Që nga dorëheqja e ish-drejtorit të përgjithshëm, Curr Gjocaj, në tetor të vitit të kaluar, ndërsa institucionin e ka drejtuar deri më tani Basri Sejdiu në cilësinë e ushtruesit të detyrës të drejtorit të përgjithshëm./kallxo.com./



