Bastisen dy stane në Bjeshkën e Junikut, policia gjen armë ilegale

Bastisen dy stane në Bjeshkën e Junikut, policia gjen armë ilegale

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operative-hetimore, ka zbuluar se dy shtetas kosovarë posedojnë armë dhe i mbajnë ato në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Siç njofton Policia, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, janë bastisur dy stane në Bjeshkën e Junikut dhe si prova materiale janë gjetur: Dy armë AK-47, 25 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tre karikatorë për armë AK-47.

I dyshuari i parë, Xh.M 68 vjeç, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari i dytë, Sh.R 62 vjeç nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti ësshtë ftuar për intervistim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia kufitare në Gjakovë gjenë armë ilegale në stanet e brezit kufitar

Prishtinë, 5 korrik 2022

Referuar pranimit të informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë, Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale (Xh. M. viti i lindjes 1954 dhe Sh .R. viti i lindjes 1960) të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.

Sot me datë 05.07.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ i koduar “Bjeshka 2022”, është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim.
· Dy (2) armë AK-47 (kallashnikovë)
· Njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
· Tre (3) karikatorë për armë AK-47.

I dyshuari i parë ( Xh. M), pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme.

Shpërndaje në: