Bastoret favorizojnë bindshëm Greqinë në ndeshjen ndaj Kosovës

Bastoret favorizojnë bindshëm Greqinë në ndeshjen ndaj Kosovës

Kosova sonte e mbyll fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës. “Dardanët” në Thessaloniki përballen me Greqinë në ndeshjen e fundit të kësaj faze.

Kosova renditet e fundit në grupin B dhe “Dardanëve” i duhet një fitore prej mbi katër gola për të mos mbetur e fundit, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, si Kosova edhe Greqia nuk ka gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror.

“Helenët” kështu humbasin turneun e katërt radhazi madhor. Ata gjenden në vendin e tretë në grup me nëntë pikë dhe rezultati i ndeshjes së sontme nuk do të ndikojë në renditjen e tyre.

Ndërkohë, bastoret sportive i japin pak gjasa Kosovës për fitore. Triumfi i “Dardanëve” vlerësohet me kuotë 5.5, fitorja e Greqisë me 1.66 dhe barazimi me 3.6./Periskopi/

Shpërndaje në: