Batatia pasi Llapi shkatërroi Ulpianën 6-0: Emocionet janë të mëdha, do të jetë kujtim i bukur

Batatia pasi Llapi shkatërroi Ulpianën 6-0: Emocionet janë të mëdha, do të jetë kujtim i bukur

Klubi Futbollistik “Llapi” e ka demoluar skuadrën e Ulpianës në udhëtim.

Llapjanët triumfuan me rezultatin 0-6 në kuadër të xhiros së 10-të.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Ulpianës.

‘Emocionet janë të mëdha fiton këtë ndeshje dhe e arrin fitoren e 100-të dhe do të jetë një kujtim i bukur. Kemi përgatitur ndeshjen mirë janë angazhuar maksimalisht. Në pjesën e parë ka përfunduar gjithçka për ne. Ka qenë qëllimi të mos pranojmë gol dhe e arritëm qëllimin tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës’, deklaroi, Batatina.

Shpërndaje në: