Batatina: Dy vargje për ‘Skifterat’, dresin me vija kur t’dojna vijna ju mujna te shpia

Batatina: Dy vargje për ‘Skifterat’, dresin me vija kur t’dojna vijna ju mujna te shpia

Sot, e shtunë, u zhvilluan dy takime në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani e priti Llapin në shtëpi, nga të cilët u mposhtën me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se: “Llapi sot tregoi se është dashtë me kanë kampion, ky është Llapi i vërtetë, e mbajtëm gjatë tërë kohës në zonën e rreptë, “Skifterave” ua urojë nja dy vargje: “Dresin me vija, kur t’dojna vijna ju mujna te shpia”

Dy golat për klubin e Llapit i shënoi mesfushori Edon Sadriu, teksa nga minuta e 64’të Llapi luajti me një lojtarë më pak, pasi nga loja u përjashtua mbrojtësi Benjamin Emini.

Shpërndaje në: