Batatina iu jep premtim të madh tifozëve, pas fitores ndaj Drenicës

Batatina iu jep premtim të madh tifozëve, pas fitores ndaj Drenicës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Drenicës që erdhi në minutën e 89-të, me golin e Arbnor Ramadanit.

Ai i premtojë tifozëve që Llapi do ta kalojë këtë krizë dhe në fund të sezonit nuk do të luftojë për ekzistencë por do të jetë lartë në tabelë.

“Ju garantojmë që do të rikthehemi dhe do të jemi në 5-shen e parë. Lojtarët treguan shpirtë luftarakë por fatin nuk ka qenë në anën tonë. Ka qenë taktika që të bëjmë presion të lartë. Nuk i kemi dhënë hapësirë Drenicës që të na rrezikojë. Djemtë kanë qenë në presion, por shpejtë do të ringritemi dhe do të jemi lartë në tabelë”, deklaroi Batatina.

Pavarësisht fitores, Llapi mbetet në vendin e parafundit në tabelë me 11 pikë.

Shpërndaje në: