Bateria e re e Teslas e zhvilluar nga japonezët zgjat 5 herë më shumë se standardja

Bateria e re e Teslas e zhvilluar nga japonezët zgjat 5 herë më shumë se standardja

Panasonic ka zhvilluar dhe avancuar prototipin e baterisë për veturat elektrike Tesla që kanë kapacitet pesë herë më të madh se sa bateritë standarde.

Bateria u zbulua në një konferencë mediale, raporton Automotive News, dhe do të kushtojë 50 për qind më pak dhe do të rris prodhimin e kompanisë japoneze “100-fish” deri në fund të kësaj dekade, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Kjo bateri do të jetë tetë centimetra e gjatë dhe afërsisht pesë centimetra e gjerë.

“E kemi zhvilluar shkaku i dëshirës së madhe prej palës tjetër [Teslas], dhe mendojnë se kjo do të çojë vetëm në lidhje më të forta,” tha Kazuo Tadanobu. /Periskopi

Shpërndaje në: