Baton Haxhiu: Albin Kurti do t’i ndërrojë krejtësisht qëndrimet e veta

Baton Haxhiu: Albin Kurti do t’i ndërrojë krejtësisht qëndrimet e veta

Analisti dhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, po vazhdon të analizojë rezultatet e sotme në zgjedhjet e parakohshme.

Ai ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar që kjo parti duhet të bëhet konstruktive në raport me dialogun dhe faktorin ndërkombëtar.

Sipas tij, Albin Kurti do të bëhet njeriu më konstruktiv në Kosovë, sapo ta marrë pozitën e kryeministrit, shkruan Periskopi.

Kjo nënkupton se Kurti do t’i ndryshonte në mënyrë radikale qëndrimet e deritanishme politike.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e dy exit polleve ndërkohë që ka barazuar në njërën.

Sidoqoftë, KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet e plota. /Periskopi

Shpërndaje në: