Baton Haxhiu: Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi janë përkëdhelur nga politika

Baton Haxhiu: Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi janë përkëdhelur nga politika

Shpallja ‘non grata’ nga SHBA e ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit, Ylli Ndroqi për analistin Baton Haxhiu ishte e pritshme.

Ai tha se SHBA po bën atë që drejtësia nuk është në gjendje ta bëjë për shkak të ndëryrjes së politikës.

Sipas Haxhiut, Rakipi dhe Ndroqi ‘janë të përkëdhelur nga politika’ si në qeverinë ‘Berisha’ ashtu edhe në qeverinë ‘Rama’.

E kam ditur që do të jenë figura që do të ndëshkohen për arsye se politika e jonë vendore nuk ka arritur që të adresojë përmes prokurorit të tjerëve atë që duhet të bëjë”, tha Haxhiu.

Për Andi Bushatin ‘ky është një nga rastet më ilustruese që drejtësia nuk po funksionon’ duke shtuar se nuk është as drejtësi për SPAK dhe gjykatave por as ‘drejtësi amerikane’.

Sipas Bushatit kemi të bëjmë me drejtësi selektive pasi ‘media shqiptare po marrin jo vetëm leje ndërtimi por koncesione dhe leje publike’.

Nga ana tjetër analisti shtoi se në rastin e Rakipit, i cili sipas tij kontrollon pjesë të pushtetit të qeverisë së Ramës, duhet të ndëshkohet dhe ky i fundit.

“Rakipi ka sot drejtori të vetat, drejtori për karburantet që i kontrollon. Rakipi nuk ka pasur kurrë fuqi vendimmarrëse, të bëjë korrupsion me firmë. Nëse ka bërë korrupsion e ka bërë me këtë qeveri”, tha Bushati.

Shpërndaje në: