Baton Haxhiu: Vendimi për targat i rrezikshëm për fushatë

Baton Haxhiu: Vendimi për targat i rrezikshëm për fushatë

Të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Për këtë vendim të Albin Kurtit, analisti Baton Haxhiu tha se kryeministri i Kosovës po e përdor për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Kosovë.

Baton Haxhiu tha se “Albin Kurti do të jetë kryeministri i parë që provon ta marrë veriun, me mënyrën e vet dhe gjeti një arsye legjitime”.

Mirëpo si do të reagojë pala serbe? – Shtroi pyetjen Baton Haxhiu.

Sipas analistit, vetëm Bashkimi Evropian ka qenë i informuar për vendimin e sotëm. As Serbia dhe as SHBA.

 

Shpërndaje në: