Baton Haxhiu zbulon se kush ishte shkaku i ‘debaklit’ që pësoi Vetëvendosje

Baton Haxhiu zbulon se kush ishte shkaku i ‘debaklit’ që pësoi Vetëvendosje

Analisti Baton Haxhiu thotë se rezultati i dobët i Lëvizjes Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale ka si fajtor vetë Albin Kurtin.

Ai tha se kjo vjen pasi “projektimet e tij i ka ndërtuar mbi premtime dhe qëndrime që nuk i mban dot”.

“Arsyeja është Albin Kurti vetë. Projektimet e tij i ka ndërtuar mbi fjali dhe premtimet që nuk mund t’i mbajë”, tha z. Haxhiu.

Sipas analistit kreu i LVV ka hedhur poshtë 20 vjet të investuara në marrëdhëniet ndërkombëtare në 8 muaj në pushtet.

“Këtë herë qytetarët e Kosovës e kanë votuar për racionalitetin dhe largimin e politikanit si mit dhe kthimin e politikanit në realitet. Një politikan nuk mund të ketë guxim pa arsye dhe nuk mund të nxisë akte dhe veprime pa arsye”, deklaroi Baton Haxhiu.

Shpërndaje në: