Bayern-Barcelona, humbja i njofton “Blaugranët” me Ligën e Evropës

Bayern-Barcelona, humbja i njofton “Blaugranët” me Ligën e Evropës

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi mes gjigandit bavarez Bayern Munich dhe Barcelonës, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Fitorja sot do të jetë jetike për Barcelonën në mënyrë që të sigurojë kualifikimin tutje përballë një Bayerni që nuk di për humbje në këtë fazë.

Në qoftë se “Blaugranët” nuk arrijnë ta mposhtin sot Bayernin, mënyra e vetme që të kualifikohen tutje është që Dynamo Kyiv ta mposht skuadrën e Benficas.

Por, nëse asnjëra nga këto nuk ndodhin, Barcelona do të njoftohej me kalimin në garën tjetër evropiane, atë të Ligës së Evropës, ku hera e fundit që gjigandi katalunas garonte në Ligën e Evropës ishte sezoni 2003/04.

Momentalisht, në Grupin E pas pesë ndeshjeve Bayerni kryeson tabelën me 15 pikë, tetë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Barcelona që zë vendin e dytë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të shumta të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry, Goretzka, Kimmich, Sabitzer, Sarr dhe Stanisic kurse te Barcelona do të mungojnë Aguero, Braithwaite, Fati, Pedri, Roberto dhe Wague.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Nianzou, Richards; Roca, Tolisso; Sane, Muller, Musiala; Lewandowski

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Araujo, Pique, Alba; Gonzalez, Busquets, De Jong; Dembele, Depay, Coutinho

21:00 Bayern Munich – Barcelona (Stadiumi Allianz Arena)

Shpërndaje në: