Bayern fiton dramën e pesë golave ndaj Koln, Gnabry bën heroin për bavarezët

Bayern fiton dramën e pesë golave ndaj Koln, Gnabry bën heroin për bavarezët

Me shumë mund, por Bayern Munich ka marrë fitoren e parë në Bundesliga këtë sezon.

Pasi e nisën me hap të gabuar sezonin e ri, skuadra e Bayern Munich mori sot fitore 3:2 përballë skuadrës së Koln, shkruan Periskopi.

Serinë e golave e hapi i përhershmi Robert Lewandowski, i cili gjeti rrugën e golit në minutën e 50’.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Serge Gnabry dyfishoi epërsinë e kampionëve në fuqi. Megjithatë, mjaftuan dy minutat pas golit të Gnabry për t’u rivendosur balancet. Ishin golat e Modeste dhe Uth që çuan shifrat në 2:2.

Bayern nuk u dorëzua as pas këtyre dy golave, dhe arriti që në minutën e 71’ të shënonte përsëri me anë të Gnabry, i cili realizoi golin e dytë personal në këtë ndeshje, sikur për të marrë epitetin e heroit bavarez për këtë mbrëmje.

Tani Bayern ngritët në kuotën e katër pikëve në dy ndeshje, kurse Koln mbetet në kuotën e tri pikëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: