Bayern kujdes të veçantë për tifozët – siguron autoambulancë për vaksinim para ndeshjes ndaj Bochum

Bayern kujdes të veçantë për tifozët – siguron autoambulancë për vaksinim para ndeshjes ndaj Bochum

Skuadra e Bayern Munich ka treguar edhe një herë madhështinë e saj, kësaj radhe jashtë fushave të blerta.

Bayern do të përkujdeset që tifozët e skuadrës të mund të vaksinohen me vaksinën anti-Covid.

Kësisoj, për ndeshjen që Bayern e luan nesër ndaj skuadrës së Bochum, skuadra ka angazhuar një autoambulancë që do të jetë në ambientet e ‘Allianz Arena’, në dispozicion për të gjithë tifozët që shkojnë ta ndjekin ndeshjen, përcjell Periskopi. Ata do të mund të vaksinohen aty, para stadiumit.

Të gjithë tifozët do të kenë mundësi të vaksinohen spontanisht mes orës 12:30 dhe 15:30.

Ndeshja mes Bayern Munich dhe VfL Bochum luhet nesër, në kuadër të Bundesliga. /Periskopi/

Shpërndaje në: