Bayern Munichu poshtëron Leverkusenin: Falë Zotit hoqi këmbën nga gazi në pjesën e dytë

Bayern Munichu poshtëron Leverkusenin: Falë Zotit hoqi këmbën nga gazi në pjesën e dytë

Bayern Munichu e ka demoluar si mysafir Bayer Leverkusenin me rezultat 5-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Bundesligë.

Bavarezët të pesë golat i shënuan në pjesën e parë dhe po avanconin 5-0 pas vetëm 37 minutave lojë, shkruan Periskopi.

Fatmirësisht për nikoqirët, ata hoqën këmbën nga gazi në pjesën e dytë, teksa lejuan kundërshtarin të shënojë një herë dhe kaq ishte për këtë interval.

Dy gola nga Lewandowski 4′ dhe 30′, dy nga Serge Gnabry 35′ dhe 37′, poashtu edhe një nga Thomas Muller në minutën e 34-t ia siguruan fitoren Bayernit, derisa golin e vetëm për Leverkusenin e realizoi Patrick Schick në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 55-të.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni grumbullon 19 pikë dhe zë pozitën e parë, ndërsa Leverkuseni të tretin me 16. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: