Bayerni demolon Barcelonën në ‘depresion’ të thellë

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Barcelona.

“Bavarezët” fituan pa shumë probleme me rezultat komod 0 – 3.

Thomas Muller ndryshoi rezultatin duke shënuar një gol të bukur nga distanca, që u devijua nga Eric Garcia (33′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, Bayern Munich ishte dukshëm më i mirë.

Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë duke shënuar lehtësisht pas një topi të kthyer (56′).

Polaku nuk u ndal më kaq, ngase realizoi edhe golin e dytë personal duke vulosur fitoren e gjigantit gjerman në “Camp Nou” (85′).

Barcelona nuk kishte ndonjë rast shumë të rrezikshëm në këtë takim, ngase as nuk gjuajtën në kornizë të portës.

Pas kësaj fitore, Bayern është lider në grupin E me tre pikë, derisa Barcelona renditët në fundin e tabelës pa pikë./

Shpërndaje në: