Bayerni i “egër” shënon dy herë për 10 minuta, Frankfurti ia sheh “sherrin” tifozëve të saj, ia bëjnë bardhë portierit të tyre

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Bayern Munchen e ka filluar në mënyrë të fuqishme sezonin e ri në Bundesligë.

Bavarezët kanë shënuar dy gola në 10 minutat e para të ndeshjes kundër Frankfurtit.

Joshua Kimmich ishte i parë që hapi llogarinë në këtë ndeshje. Në minutën e 4-të të ndeshjes, Kimmich shënoi nga një distancë e largët.

Por, këtu i ndihmuan edhe tifozët e Frankfurtit që duke tentuar të krijojnë atmosferë, ia bën bardhë portierit të tyre që nuk e pa ka i hyri goli.

Nuk shkoi gjatë dhe në minutën e 11-të golin e dytë e shënoi Benjamin Pavard që me një goditje të fuqishme brenda zonës thelloi epërsinë e bavarezëve.

Ja pamjet nga goli i realizuar – VIDEO