Bayerni me ofertë zyrtare për Manen – Këto janë detajet e kontratës

Bayerni me ofertë zyrtare për Manen – Këto janë detajet e kontratës

Sadio Mane pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë.

Senegalezi po flitet që të përfundojë në Bayern Munich, ku këta të fundit janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Ofertën e Bayernit për Manen e ka konfirmuar gazetari i “Bild“, Christian Falk.

Sipas tij, Bayern ka ofruar 25 milionë euro dhe janë gati të ofrojnë edhe 5.5 milionë të tjera, në formë bonusi.

Mane ka dhënë sinjale se do të largohet nga Liverpooli, senegalezi ka kontratë me Liverpoolin deri vitin 2023.

Shpërndaje në: