BBC, Osmanit: A mundet që gjuha e tillë ndaj Putinit ta përshkallëzojë situatën?

BBC, Osmanit: A mundet që gjuha e tillë ndaj Putinit ta përshkallëzojë situatën?

Gazetarja e BBC-së, në intervistën me presidenten Osmani, e ka pyetur se a ka rrezik që edhe gjuha që po përdoret nga figurat politike në Kosovë për Putinin, mund të jetë një shkas në përshkallëzimin e situatës.

Gazetarja, BBC: Pra, duke folur në terma të tillë për Vladimir Putin, a nuk ekziston rrezik në një mënyrë që edhe gjuha edhe akuzat të jenë ato që në fakt do ta përshkallëzojnë situatën?

“Nuk janë akuzat tona ato që përshkallëzojnë situatën. Janë veprimet e tyre që po përshkallëzojnë situatën dhe po krijojnë tensione.

Pra, praktikisht nëse themi të vërtetën për synimet e Rusisë dhe Serbisë, nuk do të ndikojë negativisht.

Nuk besoj që që e ndimon situatën akomodimi i autokratëve dhe i regjimeve gjenocidale si ai në Rusi”, thotë Osmani.

BBC: Por a nuk do të ishte më mirë të bënim një pauzë më të gjatë për të bërë më shumë biseda?

“Ne jemi duke biseduar për 12 vitet e fundit dhe Kosova gjithmonë ka qenë pozitive. Gjithmonë i jemi përgjigjur dialogut dhe nuk jemi larguar nga tavolina e dialogut dhe kemi qenë pala konstruktive.

Dhe ne kemi nënkshkruar marrëveshje që po i respektojmë. Serbia po e bën të kundërtën”, thotë Osmani.

BBC: A nuk ka rrezik qe Kosova të bëhet një lloj viktime e luftës në Ukrainë. Rreziku është se ju jeni zhytur disi në këtë.

“Kosova është histori suksesi se çfarë mund të arrijë bota demokratike, qëndron kundër tiranive dhe kundër regjimeve gjenocidale. Kosova është një storie suksese me demokraci të zhvilluar dhe ekonomi në zhvillim e sipër.

Serbia dhe Rusia janë të interesuara të sjellin tension në rajon. Nuk do ta tolerojmë këtë.

Nuk do të biem pre e këtyre provokimeve, nuk do t’i nxisim ato, do të punojmë me partnerët tonë që skenari që sapo përshkruar të mos ndodhë”, thotë Osmani./Periskopi

 

Shpërndaje në: