BBC: Protestuesit në Beograd mësyjnë Parlamentin serb, iu printe deputeti anti-5G

BBC: Protestuesit në Beograd mësyjnë Parlamentin serb, iu printe deputeti anti-5G

Dhjetëra policë dhe protestues janë lënduar pas trazirave që shpërthyen jashtë Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd.

Protestuesit filluan paqësisht protestën të martën mbrëma ku përfshiheshin edhe studentë e familjarë, por u zemëruan keq nga vendimi për të ri-vendosur orën policore shkaku i rritjes së numrit me infeksione koronavirusi.

Protestuesit u futën dhunshëm në Parlament, duke nxitur forcat policore që të intervenonin, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Përplasjet e ashpra mes tyre shpërthyen menjëherë dhe policia përdori edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Nacionalistët e së djathtës ekstreme janë fajësuar për trazirat në ndërtesën e parlamentit, e të cilët besohet se ishin nxitur edhe nga një deputet serb anti-5G dhe anti-Vaksinim.

Serbia ka shënuar një rritje dramatike të rasteve dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa qytete dhe rajone të vendit. /Periskopi

Shpërndaje në: