BE: Edhe arsimi në Kosovë ka mangësi

BE: Edhe arsimi në Kosovë ka mangësi

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke iu referuar vlerësimit të Komisionit Evropian për cilësinë e dobët të arsimit në Kosovë, thotë se duhet të punohet shumë në këtë drejtim.

Ajo pohoi se të gjitha rekomandimet që janë dhënë do të përfshihen në Planin Strategjik të Arsimit, në periudhën 2022 -2026.

“Më gëzon fakti që ndonëse periudha e qeverisjes sonë është e shkurtër, tashmë janë shënuar edhe në raport për vendin disa zhvillime pozitive në fushën e arsimit. Konkretisht është përmendur si një gjë pozitive përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Cilësi, rekomandimet e tjera janë pjesë e punës sonë. Planifikimit që tashmë veç i kemi bërë si ministri dhe të njëjtat po adresohen edhe në Planin Strategjik të Arsimit 2022 -2026 dhe po ashtu janë adresuar edhe në planifikimin e buxhetit, i cili do të mundësojë shënimin e hapave pozitiv për vitin e ardhshëm”, deklaroi Nagavci, raportin RTV21, përcjell Telegrafi.

Shpërndaje në: