BE-ja: Ka vetëm tre pjesëmarrës në takimin Kosovë-Serbi të së mërkurës, pa SHBA-në

Periskopi.com Lajme

Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në bisedimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar më herët një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Por, të kundërtën e ka thënë një burim brenda BE-së për Klankosova.tv.

“Dialogu ka tre pjesëmarrës: Dy aktorët kryesorë (Kosova dhe Serbia) dhe një lehtësues (BE-ja)”, ka thënë ky burim.

Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës.

 

Shpërndaje në: