BE-ja me video mizore: “Korrupsioni po prish ëndrrën e kosovarëve për të luajtur me lodra”

BE-ja me video mizore: “Korrupsioni po prish ëndrrën e kosovarëve për të luajtur me lodra”

Zyra e BE-së në Kosovë vjen me një video mediokre që na e vizaton të gjithëve se atyre nuk iu bën për Kosovën, nuk iu bën për korrupsionin, edhe pse na lanë të izoluar si të vuanim nga ndonjë sëmundje ngjitëse.

“Ëndrra jem është me pasë një park me lodra ku mundemi me dalë në çdo kohë,” – thotë një vajzë e vogël, ndërsa dëgjohet zëri i burrit që me seriozitet urdhëron “Mos e lejo korrupsionin të t’i vjedhë ëndrrat.” Ky është fragmenti i një videoje të lansuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Çka tregon një gjë e tillë?

Videoja shpërfaq shpërfilljen e plotë të BE-së në lidhje me problemin e korrupsionit apo çdo problem tjetër me të cilën përballet vendi ynë. Natyrisht, videoja në fjalë dërrmon edhe me pandjeshmërinë mizore me të cilën përdoret një vajzë e vogël për të ‘ilustruar’ dukurinë e shëmtuar të korrupsionit.

Por, cilit korrupsion? Korrupsionit që nuk të lë të luash me lodra në çdo kohë? Për shkak se ne nuk i lëmë fëmijët të luajnë në çdo kohë jemi vendi i vetëm i izoluar në Evropë? Zor të thuhet.

Më e pakta, kjo video tregon se në të vërtetë kriteret teknike të mbetura për mos-liberalizim vizash janë një maskim për të vërtetën, dhe e cila është tepër e shëmtuar dhe krejtësisht politike.

Në lidhje me këtë video ka reaguar edhe Petrit Selimi, i cili ka përmendur rastet e shteteve që kanë probleme më të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar se sa Kosova, dhe të cilave u janë liberalizuar vizat, përcjell Periskopi

“A mund ta nisim një fushatë mediale mbi therjen që i bëri BE-ja prapa shpine Kosovës me 100 kritere për liberalizim vizash dhe më pas na i la fëmijët tanë më të izoluarit në Evropë? Ju i dhatë liberalizim vizash molldavëve, meksikanëve e kolumbianëve…” shkruan Selimi.

Kjo kritikë ndaj BE-së është mbështetur edhe nga ambasadorja e Kosovës në ShBA, znj.Vlora Çitaku. /Periskopi/

Shpërndaje në: