BE-ja ndan 14.2 miliardë për vendet e Ballkanit, kësaj here me kushte

BE-ja ndan 14.2 miliardë për vendet e Ballkanit, kësaj here me kushte

Në seancën plenare të Parlamentit Evorpian, deputetët kanë dhënë dritë të gjelbër për Pakon e re shumëvjeçare financiare prej 14.2 miliardë eurosh [IPA III] për shtatë vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Këto mjete do të ndahen për Shqipërinë, Serbinë, Bosnjen, Kosovën, Malin e Zi dhe Turqinë për një periudhë shtatë vjeçare.

Mjetet në fjalë do të ndihmojnë shtetet e lartpërmendura në adresimin e reformave të kërkuara para anëtarësimit në BE.

Kësaj here risi është rritja e rolit të Parlamentit Evropian prë të kontrolluar shfrytëzimin e mjeteve dhe mundësia që ato të zvogëlohen, por edhe pezullohen.

“Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për tu përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Evropian ku njoftohet për vendimin për të dhënë pëlqimin për këtë paketë financiare.

Parlamenti kësaj radhe e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë që të suspendohet ndihma e cila do të kushtëzohet me sundimin e ligjit nga këto vende kandidate dhe kandidate potenciale.

Shpërndaje në: