BE-ja pret që negociatat Kurti-Vuçiq të nisin në fund të kësaj jave

BE-ja pret që negociatat Kurti-Vuçiq të nisin në fund të kësaj jave

Bashkimi Evropian [BE] po punon intenzivisht në organizimin e një takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për ta diskutuar situatën në veri të vendit deri në fund të kësaj jave.

Ky lajm është mësuar nga Tanjugu serb, përcjell Periskopi.

Në të njëjtën kohë, pritet që në Bruksel të arrijë edhe i dërguari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar – lajm që tashmë është konfirmuar.

BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se mënyra e vetme për të zgjidhur krizën momentale në veri është dialogu – diçka që tashmë e ka thënë edhe krymeinistri i Kosovës, Albin Kurti.

“Të dy kryenegociatorët presim të vijnë në Bruksel ditët në vijim – dhe ky është hapi i parë pozitiv.” – u shpreh në një deklaratë Josep Borrell.

Shpërndaje në: