BE-ja reagon për aksionin në Veri: Të ulen tensionet menjëherë, dialogu është platforma e vetme

BE-ja reagon për aksionin në Veri: Të ulen tensionet menjëherë, dialogu është platforma e vetme

Bashkimi Evropian ka reaguar me anë të zëdhënësit për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stanos, për vendosjen e zbatimit të marrëveshjes për targat nga njësia jonë speciale.

Stano deklaroi se të dyja palët duhej të ndalnin tensionet për t’i lëshuar vend dialogut.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

Shpërndaje në: