BE kërkon zbardhjen e rastit të gazetares që u vra në Bregun Perëndimor

BE kërkon zbardhjen e rastit të gazetares që u vra në Bregun Perëndimor

Bashkimi Europian ka dënuar vrasjen e gazetares palestineze-amerikane të Al Jazeeras, Shireen Abu Akleh, në Bregun Perëndimor të okupuar këtë të mërkure.

BE-ja ka thënë se është e domosdoshme një hetim i pavarur, i cili qartëson rrethanat e këtyre incidenteve sa më shpejt që është e mundur dhe që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“Është e papranueshme që të shënjestrohen gazetarët derisa kryejnë punën e tyre. Gazetarët që mbulojnë situatat e konfliktit duhet t’u sigurohet mbrojtja gjatë gjithë kohës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

BE, duke ngushëlluar familjet dhe koleget e gazetares, tha se edhe një tjetër gazetar u plagos në incident, Ali Al Samoud.

“Bashkimi Europian solidarizohet me gazetarët dhe do të vazhdojë të mbështesë në punën e tyre qenësore, veçanërisht kur mbulojnë konfliktet. Vetëm disa ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Bashkimi Europian kujton rolin thelbësor që luajnë gazetarët, punonjësit e mediave dhe mediat e lira e të pavarura”.

+18, Pamje shumë e rëndë: Momenti i vrasjes së gazetares së Al Jazeera-s

Shpërndaje në: