BE: Takimi Kurti-Vuçiq mbahet me 18 gusht në Bruksel

BE: Takimi Kurti-Vuçiq mbahet me 18 gusht në Bruksel

Tashmë është konfirmuar se takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet me 18 gusht.

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka konfirmuar se raundi i radhës së dialogut në nivelin më të lartë politik, do te mbahet me 18 gusht.

Sipas Stanos, sikurse kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Josep Borell, shefit të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, dhe kanë konfirmuar se do udhëtojnë drejt Brukselit me 18 gusht.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano.

Ai shtoi se më vonë do të japin detaje të tjera për agjendën e takimit të 18 gushtit.

Mundësinë për mbajtjen e një takimi të tillë në javën e tretë të gushtit e ka paralajmëruar ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti, por pa dhënë ndonjë datë të saktë, kurse presidenti i Serbisë, Vuçiq, ditë më parë e përmendi këtë si datë të takimit.

Shpërndaje në: