BE thirrje Qeverisë: Të drejtat pronësore të Manastirit të Deçanit të respektohen siç tha Kushtetuesja

Periskopi.com Lajme

BE thirrje Qeverisë Kurti: Zbatojeni vendimin e Kushtetueses, të drejtat pronësore të Manastirit të Deçanit të respektohen

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomasz Szunyog, i cili gjatë ditë së enjte e ka vizituar Manastirin e Deçanit ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin në fjalë.

Sipas tij toleranca dhe respekti i ndërsjellë është çelësi për një shoqëri multietnike dhe demokratike.

“I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen”, ka shkruar Szunyog në Tëitter.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pesë vite më parë kishte marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.