BE zbut qëndrimin ndaj Serbisë, nuk do t’i jep fund negociatave për anëtarësim

BE zbut qëndrimin ndaj Serbisë, nuk do t’i jep fund negociatave për anëtarësim

Një kompromis, mëson media serbe “Nova”, është arritur mes Serbisë dhe parlamentarëve evropianë, që në draft-raportin rreth Serbisë, të mos kërkohet mbyllja e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, në qoftë se ajo nuk vendos sanksione kundër Federatës Ruse.

Sipas informatave të këtij mediumi, nga drafti fillestar ku kërkohej që të mbyllen negociatat e Serbisë me BE-në deri në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, draft-raporti “është zbutur” krahasuar me atë paraprakun që u lajmërua.

Eurodeputetët do të vendosin në diskutim draft-raportin për strategjinë e zgjerimin në Komisionin për Politikë të Jashme të Parlamentit Evropian, e cila parashihet pë 13 tetor. Aty do të votohet versioni final i Rezolutës e cila pritet të kalojë në nëntor.

Grupet më të mëdha parlamentare – socialistët, të gjelbrit, liberalët dhe popullistët – sipas informacioneve të këtij mediumi serb, “kanë bërë kompromise në amandamentet që i referohen Serbisë”.

Amandamenti “është më i butë krahasuar me pjesën e draft-raportit”.

“Avancimi i negociatave të Serbisë për anëtarësim, vetëm nëse Serbia përshtatet me saksionet kundër Rusisë dhe arrin progres të rëndësishëm në reformat që kan të bëjnë me procesin e zgjerimit”, thotë amandamenti të cilin e ka parë “Nova.rs”, por se askund nuk përmenden fjala “dhënie fund (terminim) të negociatave të Serbisë me BE-në”.

Sidoqoftë, thuhet se “kurrëfarë progresi drejt BE-së” nuk mund të bëhet pa vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Pasi Nikola Selakoviç nënshkroi Planin e Konsultimeve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë me Sergej Lavrov në New York, pati reagime të ashpra nga BE-ja, e cila ndër të tjera theksoi se ky mund të jetë një sinjal për t’i dhënë fund procesit të negociatave me Serbinë.

Pas nënshkrimit të dokumentit mes Selakoviçit dhe Lavrovit, anëtarja e grupit të të Gjelbërve në PE, Viola von Cramon, tha se mund të jetë një sinjal për ngrirjen e procesit të negociatave të BE-së me Serbinë.

Dhe grupimi i dytë më i madh në PE – Social Demokratët Evropianë njoftuan se BE-ja nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe njoftoi se do të përfshihet në raportin e ardhshëm të PE për zgjerimin.

Shpërndaje në: