Bedri Hamza: Enver Hoxhaj do t’i merr mbi 170 mijë vota, do të del më i votuari

Bedri Hamza: Enver Hoxhaj do t’i merr mbi 170 mijë vota, do të del më i votuari

Partitë politike kanë nisur mobilizimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje kemi tre kandidatë për kryeministër, Avdullah Hoti nga LDK, Albin Kurti nga VV dhe Enver Hoxhaj nga PDK.

Për këtë të fundit, nga partia e tij, thonë se do t’i merr mbi 170 mijë vota.

Kështu ka thënë në Rubikon, Bedri Hamza, nënkryetari i PDK-së.

“PDK kurrë s’ka pas unitet më të plotë, unë besoj që edhe Hoxhaj do të del kandidat shumë i votuar në këto zgjedhje. Jam i bindur që cilindo opsion mbi 100 mijë vota do t’i ketë Hoxhaj 160-170 mijë, po them kështu hipotetikisht. Ka një frymë në PDK e ka strukturën e organizuar dhe ka shtrirjen e mirë në terren dhe ka me pas rezultat të mirë në këto zgjedhje”.

Ndryshe PDK ka prezantuar sloganin për këto zgjedhje me emrin ‘Rimëkëmbje’.

Shpërndaje në: