Bedri Hamza infektohet për herë të dytë me COVID-19

Bedri Hamza infektohet për herë të dytë me COVID-19

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Periskopi.

Hamza ka bërë të ditur se edhe pse i vaksinuar me dy doza të vaksinës antiCOVID, pas shfaqjes së disa simptomave është testuar dhe ka rezultuar pozitiv për herë të dytë.

Ai tha se është në vetizolim dhe se aktivitetet po i zhvillon nga shtëpia.

“Edhe pse i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, jam testuar dhe kam rezultuar për herë të dytë pozitiv me Covid-19. Jam në vetizolim dhe aktivitetet jam duke i vazhduar nga shtëpia, në koordinim me nënkryetarin dhe drejtorët komunal”, ka shkruar Hamza./

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: