Bedri Hamza: Në qeverisjen time nuk do të ketë njerëz që kanë problem me ligjin

Bedri Hamza: Në qeverisjen time nuk do të ketë njerëz që kanë problem me ligjin

Kandidati për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverisjen e tij në Komunën e Mitrovicës nuk do të ketë njerëz që kanë problem me ligjin.

Hamza ka thënë gjithashtu se njerëz që e kanë përkrahë në të kaluarën Bahtirin, sot janë me të, janë në përkrahjen e tij, përcjell Periskopi.

“Në qeverisjen time nuk do të ketë njerëz që kanë problem me ligjin. Nuk ka shans. Kur jemi te cështja e ekzekutivit, unë kam marrëveshje edhe me parti tjera politike, nuk i quaj ata dështakë. Ata janë njerëz të Mitrovicës, njerëz të respektuar, kam miq edhe në VV dhe ka njerëz edhe aty që janë të mirë dhe profesionalë por është një problem. Z. Bahtiri ka problem me u lidhë me VV sepse dy mandate i ka fitu përmes AKR’së. Njerëz që e kanë përkrahë në të kaluarën Bahtirin janë me mua, janë në përkrahjen time. Kam marrëveshje zyrtare me ta”, tha Hamza./Periskopi/

Shpërndaje në: