Bedri Hamza premton mbështetje për projektet inovative dhe start-up bizneset në Mitrovicë

Bedri Hamza premton mbështetje për projektet inovative dhe start-up bizneset në Mitrovicë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar fabrikën e tekstilit “EuroTex” në Mitrovicë.

Hamza ka bërë të ditur se në qeverisjen e tij do të mbështesë çdo ide inovative dhe kreative, përfshirë edhe start-up bizneset.

“Fabrika e tekstilit “EuroTex” në Mitrovicë është model i të bërit biznes dhe i depërtimit në tregje me punë të pandalshme. Bizneset e Mitrovicës kanë arritur suksese pa e pasur përkrahjen e Komunës së Mitrovicës. Por, qasja ime ndaj tyre dhe raporti me mitrovicasit do të jetë shumë më ndryshe pas 17 tetorit. Në qeverisjen time do të mbështetet çdo ide inovative dhe kreative, përfshirë edhe start-up bizneset. Ne do të krijojmë kushte shumë më të favorshme për investime të brendshme dhe të huaja, duke i lehtësuar procedurat për investitorë. Komuna e Mitrovicës do të jetë promotore e vazhdueshme e kompanive prodhuese dhe shërbyese të Mitrovicës. Bashkë për zhvillimin e komunës sonë!”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në: