Bedri Hamza thotë se nëse do të humbiste përballë Agim Bahtirit, do të largohej nga politika

Bedri Hamza thotë se nëse do të humbiste përballë Agim Bahtirit, do të largohej nga politika

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur për kandidimin e tij në Mitrovicës dhe për rrezikun e kësaj gare.

Hamza tha se humbja e zgjedhjeve në Mitrovicë do të ishte përfundim i karrierës së tij politike.

Ai tha se ka pasë bukur shumë biseda me vetën e tij para se të kandidonte pasi që e vlerësonte si një garë me risk.

“Kam pasë bukur shumë biseda me vetveten, ka qenë garë me risk dhe humbja ka qenë e sigurt që është përfundim i karrierës time politike dhe përfundim i angazhimit tim publik që edhe ajo nuk kishte qenë fundi i botës sepse gjithmonë ekziston një fund. Nuk kam qenë asnjëherë njeri pa profesion. Kam dashur të jem kryetar komune sepse kam pranu me qenë kryetar i degës së PDK-së”, ka thënë Hamza në Kallxo Përnime.

Shpërndaje në: