Bedri Selmani, uzurpatori më i madh i pronës shoqërore ka ikur nga vendi

Biznesmeni i fuqishëm kosovar, Bedri Selmani, emri i të cilit ka figuruar në listat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) si uzurpatori më i madh i pronës shoqërore në vend, është larguar nga Kosova. Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Selmani ka disa muaj që po e zhvillon aktivitetin e tij biznesor në Kroaci, pasi AKP-ja ia mori 12 pikat e shitjes së derivateve të naftës “Kosova Petrol” në qytetet kryesore të vendit.
Sipas listës së AKP-së me emrat e uzurpatorëve, Selmani ka pasur të uzurpuara pika të derivateve të naftës në Prishtinë, në Prizren, në Ferizaj, në Vushtrri, në Istog, etj.