Befasi: “Pas fitores ndaj Wilder, Fury e ka syrin te pensionimi, mund të mos e shohim duelin me Joshua“

Befasi: “Pas fitores ndaj Wilder, Fury e ka syrin te pensionimi, mund të mos e shohim duelin me Joshua“

Tyson Fury mund t’i befasojë të gjithë dhe të pensionohet pas triumfit të 9 tetorit ndaj Deontay Wilder.

‘Gypsy King’ është rikonfirmuar si kampion bote në ËBC duke mposhtur për herë të dytë amerikanin Wilder. Tani, të gjithë flasin për unifikimin e titujve, që do të mund të bëhej në duel me Joshua ose Usyk.

Por, jo edhe Carl Froch, ish boksieri britanik. Ai thotë se nuk do të befasohet nëse Fury vendos të pensionohet nga boksi.

“Nuk do të isha i befasuar nëse ai do të pensionohej. Varet shumë prej asaj se sa ai e do sportin, dhe sa dëshiron ta bëjë përsëri këtë. Nuk do të befasohesha nëse ai thotë se kam bërë timen dhe mbarova këtu”, ka thënë Froch, transmeton Periskopi.

“Njerëzit mund të duan ta shohin AJ apo edhe Usyk ndaj Fury. Mos të harrojmë Dillian Whyte. Por, Fury nuk ka nevojë të dëshmohet ndaj Whyte e më pas të shkojë te Joshua apo Usyk. Po e vendos veten në pozitën e tij. Nuk çuditem nëse ai ka njërin sy kah pensionimi”, ishin fjalët e anglezit.

Megjithatë, Fury ka thënë se do të ketë edhe pesë ndeshje deri në fundin e karrierës së tij. AJ është në mesin e kundërshtarëve të planifikuar. /Periskopi/

Shpërndaje në: